Theu vendimin/ Avokati: Berisha provokon! Duhen marrë masa, të kalohet në arrest me burg

AKTUALITET


Sali Berisha ka thyer për të disatën herë vendimin e gjykatës së posaçme. Nën masën e arrestit në shtëpi, Berisha ka futur në banesë një ish politikan gjerman me të cilin ka folur nga ballkoni.

Ligji e ndalon ish kryeministrin të takohet me persona që nuk janë pjesë e familjes së tij të ngushtë por edhe të flasë nga dritarja me mikrofon.


Avokati Romeo Kara, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, tha se Berisha po provokon me paligjshmëri. Më tej ai theksoi se duhen marrë masa, duke kaluar nga ajo ‘arrest në shtëpi’ në ‘arrest me burg’.

”Po bën 6 muaj që është ngujuar nga ligji në shtëpi. Berisha nuk është me vullnetin e tij në shtëpi. Por ligji duhet zbatuar. Berisha provokon për të treguar që ai është vetë ligji, ai është vetë morali.

Nëse lejojmë njerëz që janë mbi ligjin, shoqëria është e sunduar nga një njeri që është mbi ligjin. Kujt tjetër i është lejuar ta bëjë kasaphanë atë rrugë atje. Është bërë e përnatshme, ngacmim psikik për banorët. Njerëzit duan të largohen.

Duhen marrë masa, duhet të shkojë në ‘arrest me burg’. Politikani gjerman për çfarë ka shkuar? Ka pasur pagesë?

Ai ka vetë përdorur vetën për Berishën, ose është çmendur. Berishës do të tregojë që ka vlera ‘gjermani im do bëjë çudira’. Berisha i beson përrallat e veta kur flet. O do bëjmë drejtësi siç e ka ligji, ne duhet ti përshtatemi ligjit, ose ta ndryshojmë“, tha ai.




Skip to toolbar