“Ti e ka radhën”, arrestohet personi që kërcënoi Aleksandër Vuçiç

AKTUALITET


Një person është arrestuar pasi ka kërcënuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Lajmin e ka bërë të ditur të enjten ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç.

Të mërkurën, Vuçiç shkroi në rrjetin social “X” duke dënuar atentatin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico.


Poshtë atij postimi u shfaqën mesazhe se ai do të ishte objektivi i radhës.

Zyrtarët serbë dënuan kërcënimet e drejtuara ndaj Vuçiç në rrjetet sociale dhe u bënë thirrje autoriteteve të reagojnë.




Skip to toolbar