“Ti po vdes, pendohu dhe fol!”, klinika dhe familjarët apel Messina Denaros

AKTUALITET


“Të ka mbetur pak për të jetuar, pendohu dhe fol!”. Është ky apeli i lëshuar ndaj bosit të “Cosa Nostra-s”, Matteo Messina Denaro, nga drejtuesit e klinikës në Palermo të Italisë ku ai kurohej për tumor. Alessia Randazzo, përgjegjëse ligjore e strukturës shëndetësore përmes një postimi në rrjete sociale konfirmoi se nuk ka asnjë skemë terapie në botë që mund ta shërojë atë nga sëmundja e rëndë.

“Duke bërë një jetë, të cilën nuk e meriton, secili prej horroreve të tua janë pasqyruar përmes rrugës së sëmundjes. Por tani fol. Bëjë tani që e di se nuk të ka mbetur dhe shumë për në momentin kur ai fëmijë I vogël dhe të gjithë viktimat e tjera të të dalin përpara”, shkroi Randazzo. “Më duhet t’i them vetëm një gjë zotit Andrea Bonafede: nëse duke marrë një jetë që nuk e meriton, në rrugën e sëmundjes e kishe pasqyruar veten në çdo gabim, tani fol, bëje tani që dije se nuk do të kalojë shumë dhe ai fëmijë (i vogli Giuseppe Di Matteo që gjithashtu u vra me urdhër të Messina Denaro-s, ed) dhe të gjithë të tjerët që do t’i gjeni para jush”.


I njëjti apel ndaj kryemafiozit Matteo Messina Denaro është lëshuar edhe nga shumë prej familjarëve, të cilët me dëshpërim kërkojnë prej 30 vitesh përgjigje por edhe drejtësi për humbjen në mënyra makabre të të dashurve të tyre. “Dëshiroj të mësoj të vërtetën”, ulëriti me sytë e mbushura në lot, babai i Claudio Domino të vrarë me një plumb në kokë në moshën 11-vjeçare.

Teksa të gjithë presin që bosi i “Cosa Nostra-s” të hapë gojën për të rrëfyer makabritetet, policia italiane vijon hetimet për të grumbulluar sa më shumë prova. Karabinierët gjetën dhe sekuestruan syzet ikonike të “Padrinos” siçilian në shtëpinë e familjes së Matteo Messina Denaro, bashkë me një shishe shampanje dhe disa libra për mafian. 60-vjeçari u arrestua më 16 janar, pas 30 viteve në arrati, në qytezën e Campobello di Mazara. Policia italiane atje zbuloi dhe 3 bunkerë të fshehtë dhe një sërë dokumentesh.




Skip to toolbar