Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi se ka dhuruar 1 milion euro për të përkrahur ndihmat lehtësuese për njerëzit e prekur nga tërmeti me magnitudë 6.4 që ra në afërsi të Durrësit dhe Tiranës më 26 nëntor.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe China Everbright Limited shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për viktimat e kësaj tragjedie dhe lutjet tona të përzemërta shkojnë për çdo shqiptar që është duke vuajtur gjatë këtyre ditëve të trishtueshme,” u shpreh Kryetari i Këshillit Administrativ të TIA-s, Z. Richard Hu, në emër të China Everbright Limited.
“Bazuar në shkallën dhe kompleksitetin e kësaj emergjence, Aeroporti do të mbështesë Qeverinë e Shqipërisë me një fond prej 1 milion eurosh si ndihmë për t’iu përgjigjur prioriteteve kryesore të përcaktuara nga Qeveria dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë,” thuhet në njoftimin e TIA
Stafi i TIA-s ka organizuar një ekip vullnetarësh që po ndihmojnë njerëzit e strehuar në kampet që janë ngritur dhe kanë menaxhuar me sukses operimet e fluturimeve ushtarake të cilat sjellin ndihma humanitare nëpërmjet Aeroportit. Këto operime po vijojnë pa probleme.