Tifozi me ‘fytyrën flamur’: Shqipëri-Serbi 3-1! Detajet kuqezi në veshjen e tij

AKTUALITET


Besmir Limani, tifozi “unik” i Kombëtares shqiptare dhe i njohur si “fytyra me shqiponjë” ka folur nga Vlora, nga ku ka parashikuar edhe një rezultat 3-1 për Shqipërinë përballë Serbisë. 

Shqiptari nga Struga, që jeton në Zvicër, ashtu sikurse çdo ndeshje, edhe për sfidën e sotme ka “ngjyrosur” fytyrën kuq e zi, mban veshur atlete me flamurin e stampuar, me një triko ku shkruhet ‘Veç bashkim’, në dy anët e së cilës është stampuar edhe ‘gegë’ dhe ‘toskë’.

Ai tregon se janë 52 ndeshje, që nga përballja Zvicër-Shqipëri vite më parë, që shkon në stadium kuqezi. Ai tregon se që kur ishte i vogël e ndiqte me pasion futbollin dhe se ideja për t’u veshur kuqezi lindi u zhvillua ndeshja mes Zvicrës dhe Shqipërisë vite më parë.

“Sot është ndeshja e 52-të, e veçantë se pata fatin të vij në Vlorë. Aq më tepër i gëzuar dhe vlerësuar nga ana e bashkisë që pata të drejtën të hyj brenda në shtëpinë ku u dha betimi dhe u krijuar gjithçka që të mbaj të ngjyrosur këtë flamur të bukur që kemi. Kam hyrë kështu në shtator 2012 në ndeshjen Zvicër-Shqipëri.”, u shpreh tifozi.

Ai thotë se duhet të mendohet fitorja ndërsa bën edhe një parashikim se si do të dalë rezultati sonte.



Skip to toolbar