Kryeministri Rama i ftuar në eventin e Tiranës si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, u shpreh se në muajt e ardhshëm në Tiranë do të ketë një sërë eventesh dhe Tirana ende nuk e ka zbuluar potencialin e saj, por është një pamje e transformuar dhe e pabesueshme.
Ndër të tjera, Rama u shpreh se është një arsye shumë e fortë për të besuar tek ajo që duam të realizojmë dhe se janë këtu për të bërë më të mirën.
“Do të ketë një park ku vizitorët do të gjejnë bimët, lulet, frutat, perimet që përmenden në librat e shenjtë dhe mund të shohin se sa shumë janë gjërat që tregojnë se mund t’i vëmë zotit emra të ndryshëm, por jemi të gjithë fëmijë të të njëjtit univers dhe ato që na ndajnë nuk janë një zgjedhje dhe aq më pak një ndëshkim që na vjen nga natyra.
Shumë gjëra kanë ndodhur dhe do vijojnë të ndodhin në Tiranë dhe në muajt e ardhshëm Tirana do të ketë një sërë aktivitetesh ,ekspozita, koncerte, festivale, ngjarje kulturore dhe artistike që do të krijojnë mozaikun e të qenurit kryeqyteti europian i kulturës dhe dialogut në Mesdhe.
Kjo nuk ndodhi në një kohë të shkurtër, as të gjatë. Më e mira është përpara dhe kam bindjen që Tirana ende nuk e ka zbuluar potencialin e vet, ajo që shohim sot është një pamje e transformuar dhe e pabesueshme. Kjo është një arsye shumë e fortë për të besuar tek ajo që duam të realizojmë dhe të kemi bindjen që gjithka duam ta realizojmë kemi të gjitha mundësitë që ta bëjme realitet. Ne jemi këtu për të bërë vetëm më të mirën.”