Tirana merr kreun e Superiores, Partizani zhgënjen në Laç. Vllaznia fiton në Kukës

Më të fundit


Sot janë mbyllur edhe tre ndeshjet e Superiores të programuara për ditën e sotme. Tirana është kthyer që të marrë kreun e Superiores pasi ka mundur Egnatian 1-0.

Ekipi i Duros ka qenë fantastik edhe sot në transfertë ndaj kampionëve aktual, por pa dalë me pikë.


Pjesa e parë u mbyll pa raste nga të dyja ekipet. Patrik do të shënonte në të 50. Menjëherë pas kësaj, miqtë ishin në kontroll të lojës dhe do të barazonin në të 74 me De Large, por goli do të anulohej për pozicion jashtë loje.

Nga ana tjetër Partizani ka marrë humbjen e dytë radhazi.

Të kuqtë janë mundur në transfertë falë golit të Ujkës me goditjen e dënimit, në minutën e 17 të ndeshjes. Kryeqytetasit ishin ‘të fikur” edhe në pjesën e dytë, teksa vendasit shpërdoruan shumë raste.

Një shtyllë në minutat e fundit do t’i jepte emocione të mëdha ndeshjes për një barazim të mundshëm, i cili nuk ndodhi.

Ndërkohë edhe Vllaznia ka fituar ndaj Kukësit me shifrat 0-1. Goli i vetëm erdhi nga Hakaj, që realizoi një kryevepër të vërtetë në minutën e 43.

Verilindorën shpërdoruan rast të pastër me Barbosën për të barazuar në minutat e fundit.




Skip to toolbar