Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Toni Gogu, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se të dhënat e sondazhit të publikuar një ABC News në bashkëpunim me Angi Ricerche, dëshmojnë së Tirana është një motor i ekonomisë së vendi.
Sipas tij, Tirana ka krijuar mundësi të shumtë për këdo, që ka zgjedhur të jetojë në këtë qytet.
“Sondazhi tregon fare qartë një Tiranë që është motori ekonomik i këtij vendi. Një Tiranë, e cila ka bërë një hop për sa i përket ekonomisë së saj. Aty duket shumë qartë turizmi në Tiranë, aty duket Tirana, e cila ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj. Kam zgjedhur të tregoj punët që ka bërë PS. Kjo është zgjedhje e çdo individi”, tha ai.