Tirana, qendra e talenteve në Ballkan/ Rama: Gur i rëndë kilometrik në rrugën e transformimit, më të përparuarit në rajon për qeverisjen digjitale

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në eventin e mbajtur te Piramida e Tiranës në lidhje me platformën ‘Plug and Play’ e cila ka zgjedhur Tiranën si qendër e talenteve në Ballkan.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shoreh se vendi ynë ka pozicionin më të përparuar në qeverisjen digjitale në të gjithë rajonin dhe se ky hap është i rëndëishëm në transformimin rrënjësor të Shqipërisë.

“Në këtë botë nuk ka rëndësi ku je, nuk ka rëndësi kush je, nuk ka rëndësi çfarë ngjyre ka lëkura jote, çfarë feje i përket apo nëse e mallkon Zotin nga mëngjesi deri në darkë, çfarë gjuhe flet, ka vetëm një gjë rëndësi, çfarë fantazie dhe aftësie ke për t’u dalluar nga të tjerët. Sigurisht që ka një gjë që duhet dhe gjëja që duhet është aksesi në hapësira si kjo e Plug&Play dhe unë jam shumë i emocionuar sot sepse në rastin konkret është vërtetë një gur shumë i rëndë kilometrik në rrugën e transformimit rrënjësor të Shqipërisë dhe në të përpjetën që kemi akoma për t’u ngjitur në majën e 2030.

Sot jemi këtu, shumë pak orë më parë ishim në hapjen e derës së Institutit të Teknologjisë së Rochesterit, po në Tiranë. Një ditë më parë ishim në hapjen e derës së Qendrës së Trajnimit për Prodhimet Audiovizuale, edhe ajo me partnerë amerikanë nga Kalifornia, njerëz që vijnë nga industria më e madhe e prodhimeve audiovizuale në botë.

Jo shumë metra nga këtu po bëhet gati të hapë dyert “Shkolla 42” “Ecole 42” , një tjetër hapësirë e jashtëzakonshme e krijuar në Francë që ofron edhe ajo mundësi njohjeje dhe dije për të gjithë ata që duan të eksplorojnë pafundësinë e botës digjitale. Pak metra të tjerë më lart, por në këtë rast duhen ngjitur shkallë është qendra e ekselencës për më të vegjlit, Tumo, e cila mirëpret shumë fëmijë dhe përfitoj nga rasti që ta përsëris që është në gjendje të mirëpresë akoma më shumë dhe të gjithë ata fëmijë nga 12 në 18 vjeç që dëshirojnë të hyjnë në botën e teknologjisë janë të mirëpritur dhe falë bashkëpunimit të fondacionit Shqiptaro-Amerikan me bashkinë e Tiranës, kurset ofrohen tërësisht falas. Ndërkohë që sot ne kemi pozicionin më të përparuar në qeverisjen digjitale në të gjithë rajonin dhe jemi në pjesën e sipërme të klasifikimit edhe në Europë dhe kjo, jo e thënë nga ne, por e nxjerrë në të gjitha klasifikimet sepse ofrojmë 95% të shërbimeve publike online dhe praktikisht kemi kryer, falë sistemit të ri që kemi ndërtuar mbi 45 milionë shërbime në total.”



Skip to toolbar