Tiranë, akuzohet për dhunë në familje, arrestohet djali i Nehat Kullës, Robert Kulla

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka vënë në pranga, djalin e ‘gjeneralit të bandës famëkeqe në Tiranë’, Nehat Kullës.

I biri i Nehat Kullës, Robert Kulla është arrestuar për dhunë në familje. Paraprakisht dyshohet se ka dhunuar njerkën e tij.


‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vetëgjyqësia”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës.’- njofton policia.Robert Kulla nuk është një emër i panjohur për policinë e Tiranës. Ai është arrestuar në shtator të 2016 si autor i dyshuar i një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, më 9 gusht të 2016. Në shtëpinë e Kullës policia gjeti disa mijëra euro të cilat dyshoheshin se ishin grabitur në bankën e nivelit të dytë. Por prokuroria gjatë kësaj kohe nuk arriti të vërtetojë se paratë ishin të bankës dhe për këtë arsye kërkoi lirimin e tij disa ditë pas arrestimit. Bashkë me Kullën u arrestuan Roland Liti dhe Alan Babameto.




Skip to toolbar