Tiranë/ Grabitet pika e këmbimit valutor, policia në ndjekje të autorit

AKTUALITET


Një grabitje në një pikë këmbimi valutor ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se një person i maskuar me kapuç e doreza dhe me një pistoletë, ka hyrë brenda pikës së këmbimit valutor dhe ka kërcënuar punonjësin.


Teksa është larguar, autorit i ka rënë pistoleta, e cila ka qenë imitim.

Policia është vënë në ndjekje të autorit.




Skip to toolbar