Tiranë- Një makinë është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Madhe pranë Urës së Paskuqanit. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt teknik.
Nga informacionet nuk raportohet për dëme në njerëz. Ndërsa siç shihet edhe nga pamjet zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e zjarrit.