Tjetër goditje për Berishën, kërkoi përjashtimin e tre gjyqtarëve, Gjykata e Lartë e rrëzon

AKTUALITET


Në Gjykatën e Lartë është rrëzuar sot kërkesa e Berishës për përjashtimin e trupës së gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni,

“Rrëzimin e kërkesës të paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, me objekt: “Përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni, nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007- 00370-00-2024, që i përket rekursit kundër vendimit nr. 85, datë 17.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.


Ky vendim t’i njoftohet kërkuesit Sali Berisha dhe gjyqtarëve Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.

Ky vendim është i formës së prerë.”-njofton gjykata.




Skip to toolbar