Tjetër vatër e murtajës së bagëtive në Shqipëri, ngordhin 13 krerë

AKTUALITET


Ditën e sotme është konfirmuar një tjetër vatër e murtajës së bagëtive të imta në Shqipëri.

Mësohet se vatra e murtajës është konfirmuar në fshatin Shuec në njësinë Devoll në jug-lindje të vendit, vetëm tek një fermer.

Në këtë vatër, dyshohet për 150 krerë bagëti të infektuara, ku 13 prej tyre kanë ngordhur.

Po ashtu bëhet e ditur se janë futur në karantinë ato bagëti që dyshohen se kanë qenë të infektuara dhe shërbimi veterinar ka marrë të gjitha masat për izolimin e rastit dhe trajtimin e tyre.

Ndërkohë situata në qarkun e Elbasanit, ku ka pasur një tjetër vatër të murtajës së bagëtive të imta më herët, deri më tani raportohet të jetë e pastër.



Skip to toolbar