Tjetërsuan pronat, nën hetim 23 punonjës në kadastrën e Vlorës

AKTUALITET


Njësia e anti-krimit ekonomik ka zbarkuar paraditen e së mërkurës në qytetin e Vlorës ku ka vendosur nën hetim 23 punonjës në kadastrën e Vlorës, të cilët akuzohem se kanë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme pronën e një personi përmes falsifikimit të dokumenteve.

Ndërkohë po gjatë të mërkurës ka dhënë dorëheqjen nënkryetari i kadastrës së Vlorës, Ardian Musta. Ndërsa arsyet ende nuk janë bërë të ditura.


Kujtojmë që ditën e hënë drejtori i komanduar i Kadastrës Florian Almadhi dha dorëheqjen nga posti, ndërsa në vendin e tij u emërua Alteo Nazëraj. Po gjatë të hënës u shkarkuan nga detyra nën drejtori i Kadastrës, Klodian Troci dhe tre specialistë.

Shkarkimet kanë ardhur si pasojë e mos zbatimit të një vendimi gjykate për një pronë.




Skip to toolbar