Çonte shqiptarë me 25 mijë dollarë në SHBA, ekstradohet i riu

AKTUALITET


Specialistët e Interpolit bënë të mundur ekstradimin nga Italia të shqiptarit E.S. 27 vjeç, banues në Durrës dhe i kërkuar nga autoritetet shqiptare pasi akuzohet se dërgonte shqiptarë drejt SHBA-së dhe Kanadasë për emigrim të paligjshëm.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të vitit 2018, të Gjykatës  së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë periudhës 2016-2017, shtetasi i lartpërmendur në bashkëpunim me persona te tjerë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka kryer kontrabandim të shtetasve shqiptare drejt SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, me karta identiteti të falsifikuara, kundrejt pagesës deri në 25000 dollarë.



Skip to toolbar