Trafikanti ‘kapet’ mat duke fjetur në ‘shtëpinë e barit’, pamjet nga aksioni i policisë në Shkodër

AKTUALITET


Policia e Shkodrës ka zbuluar një shtëpi të përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave në fshatin Trush i Poshtëm. Brenda shtëpisë së barit u gjetën të kultivuara në vazo 123 bimë narkotike, ndërsa u arrestuan tre familjarë.

Të arrestuarit janë Lorenc Trieshi 34 vjeç nga Fushë-Kuqja e Kurbinit, i cili u kap në flagrancë brenda banesës, si dhe babë e bir Dedë Laca 64 vjeç dhe Anton Laca 37 vjeç.

Ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Trush i Poshtëm, lexuesi i matësit elektrik dhe elektriçisti i zonës.

Në banesën që shërbente si shtëpi bari kishte lidhje të paligjshme të energjisë. Policia sekuestroi 82 llamba, 5 aspiratorë, 123 bimë narkotike për ekspertizë, 2 mjete lundruse jetski, 1 kallashnikov dhe 2 karikatorë me fishekë, 1 armë gjahu dhe 2 makina Range Rover dhe Mercedes-Benz.

Në Qarkun e Shkodrës, gjatë këtij viti janë asgjësuar 158,621 bimë narkotike të kultivuara në tokë dhe 41,883 fidanë të kultivuar në kubikë, raste për të cilat janë arrestuar dhe proceduar penalisht 74 persona.



Skip to toolbar