Trafikoi drogë me postë nga SHBA në Shqipëri, 27-vjeçari lihet në burg: S’ishte e imja, e mora për një mik

AKTUALITET


Ilir Sefa është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës për trafikim lëndësh narkotike. Sefa u arrestua pasi u kap duke marrë një pako me drogë e mbërritur nga Shtetet e Bashkuara me postë. 27-vjeçari iu qëndroi deklarimeve të dhëna pas arrestimit duke mos dhënë shpjegime të tjera në gjykatën penale.

“Drogën nuk e prisja unë. Më tha një djalë që e kam në lagje, me emrin Fabian të shkoja ta merrja tek posta. Nuk e dija çfarë kishte brenda”, ka pretenduar Sefa në deklarimet paraprake.


Shtetasi Fabian L. që përmend Sefa, është shpallur në kërkim policor pasi nuk u bë e mundur kapja e tij.

Avokati i Sefës, Erjon Kullolli, kërkoi masë më të butë sigurie si arrest në shtëpi ose arrest në burg me afat, për ti dhënë kohë Prokurorisë që të provojë ose jo dijeninë e të arrestuarit mbi drogën.




Skip to toolbar