Tragjedi në Bolonja, digjet apartamenti, humbin jetën nëna dhe 3 fëmijët

AKTUALITET


Zjarri që ra mbrëmë në një apartament në Bolonja ka shkaktuar një tragjedi. Tre fëmijë humbën jetën dhe nëna e tyre, një grua 31-vjeçare me origjinë rumune, vdiq gjatë transportit për në spitalin Maggiore. Personeli mjekësor, zjarrfikësit dhe policia ndodheshin në vendngjarje.

Zjarri ndoshta ka nisur nga një ngrohës elektrik. Ky është informacioni i parë për atë që ka ndodhur në një apartament në via Bertocchi, në periferi të qytetit, ku kanë ndërhyrë zjarrfikësit, ambulanca dhe policia.


Fëmijët ishin nga tre deri në gjashtë vjeç. Apartamenti është rrethuar dhe po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.




Skip to toolbar