Tragjike në Francë! Bie nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 13-vjeçarja shqiptare 

AKTUALITET


Një vajzë 13-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi pasi u rrëzua nga kati i pestë i një pallati në komunën Ban-Saint-Martin (Moselle), raportojnë mediat franceze.

Rrethanat e ngjarjes së rëndë të ndodhur të shtunën e 26 nëntorit janë ende të paqarta, ndërsa, hetimet vijojnë lidhur me ngjarjen dhe trupi i pajetë i së miturës do i nënshtrohet autopsisë.


Kryebashkiaku Henri Hasser, tha se 13-vjeçarja ishte fëmija më i madh i familjes shqiptare dhe se kishte qenë një fëmijë tepër aktiv madje dhe drejtuese dhe përfaqësuese e nxënësve të Kolegjit.

Vajza ishte studente e klasës së katërt në Kolegjin Jean-Bauchez.




Skip to toolbar