Tragjike: Nëna mbyt dy fëmijët e mitur dhe hidhet nga dritarja e banesës

AKTUALITET


Një nënë nga Massachusetts akuzohet se ka mbytur dy fëmijët e saj të vegjël dhe ka tentuar të vrasë fëmijën e saj të tretë përpara se të tentonte t’i jepte fund jetës, duke u hedhur nga dritarja.

Lindsay Clancy, 32 vjeçe, nga Plymouth, po përballet me dy akuza për vrasje, për vrasjen e vajzës së saj 5-vjeçare dhe djalit 3-vjeçar.


“Oficerët gjetën në shtëpi tre fëmijë nën moshën pesë vjeç pa ndjenja, me shenja të dukshme të lëndimeve të rënda”, tha kreu i hetimeve.

Cora, 5 vjeç dhe Daëson, 3 vjeç, u dërguan me urgjencë në spital, ku u shpallën të vdekur.

Një djalë 7 muajsh është ende duke luftuar për jetën, thonë autoritetet. Ai u transportua me helikopter në Spitalin e Fëmijëve në Boston.

“Kjo është një tragjedi e paimagjinueshme, e pakuptimtë dhe hetimi është në vazhdim”, tha policia.

Familjarët e saj thanë se janë në gjendje shoku pasi asgjë nuk e paralajmëronte të keqen. “Është zemërthyese. Ata ishin thjesht fëmijë të bukur, të bukur.

Të kujdesur mirë. Ato ishin thjesht të bukura, kaq. Patën një jetë të bukur ”, tha tezja e tyre.




Skip to toolbar