Trajtimi i ujërave të ndotura, Balluku monitoron vendosjen e impiantit në Lezhë

Më të fundit


Hotelet në bregdet kanë nisur të vendosin impiantet për trajtimin e ujërave të ndotur. Nga Kunë Vaini në Lezhë zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kërkoi bashkëpunimin e bizneseve.

Ndërkohë tregoi të dhënat e Agjencisë Europiane të Mjedisit për cilësinë e ujit të bregdetit në Shqipëri.


“Na ka konsideruar një vend me 67.5 % ujëra larës synimi është 95 %. Për këtë arsye puna ka nisur para fillimit të sezonit veror”, tha Balluku.

“Për shkak të numrit të turistëve emergjencë për të zgjidhur këtë proces para sezonit Parashikimet për këtë sezon janë për rreth 40% më shumë turistë se vjet ndërkohë që vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit vendin tonë e vizituan mbi 1.7 milion të huaj. Rekord I ri për industrinë e mikpritjes shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

734 MIJË VIZITORË e shijuan Shqipërinë gjatë muajit mars, ose 91% MË SHUMË se marsi i vitit të shkuar. Përgjigja për të cilët sipas shefit të qeverisë duhet të jetë standardi gjithnjë e më i lartë në shërbime publike e private




Skip to toolbar