Transplanti i kokës njerëzore do të jetë realitet brenda dekadës

AKTUALITET


Transplantimi i parë i kokës njerëzore mund të bëhet në dekadën e ardhshme. Këtë e pohon ish-kirurgu neurokirurg, profesor i Universitetit Hall dhe anëtar i Organizatës Kombëtare të Shëndetit në Britaninë e Madhe Bruce Matthew.

Matthew ka punuar në shkrimin e një romani të trillimeve shkencore ndër vite, me themeluesin e Institutit të Futurologjisë Michael Lee. Ai thotë se kushti për të bërë një transplant të suksesshëm është një shartim me palcë kurrizore.


Matthew beson se përparimet në neurokirurgji, robotikë dhe transplantim të qelizave burimore do të lejojnë transplantimin e plotë të kokës dhe palcës kurrizore në një organ tjetër deri në vitin 2030.

“Fillimisht, qëllimet tona dukeshin jo serioze, por në të vërtetë nuk është ashtu. Nëse tërheq trurin dhe palcën kurrizore së bashku, nuk është e pamundur të realizohet transplanti i kokës,” ka thënë Matthew për “The Telegraph”.

“Aktualisht, numri i nervave që mund të lidhen është i kufizuar, por inteligjenca artificiale do të lejonte që të lidhen deri në 200 nerva. Truri dhe tërë shpina mund të transplantohen në një trup tjetër”, shpjegon Matthew.

Megjithatë, heqja e palcës kurrizore pa dëmtim është një mision i pamundur sot. Progresi në metodologjinë e procedurës pritet të arrihet gjatë 10 viteve të ardhshme.




Skip to toolbar