Transportuan armë zjarri me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë me qëllim për ta shitur, dy të arrestuar

AKTUALITET


Policia e Tiranës lajmëron se ka arrestuar dy persona, në kuadër të operacionit të koduar “Udhëtarët”. Në pranga ranë dy persona, që po transportonin armë zjarri dhe bajonetë në linjën e autobusit Pogradec-Tiranë.

“Policia e Tiranës lajmëron se ka arrestuar dy persona, në kuadër të operacionit të koduar “Udhëtarët”.


Në pranga ranë dy persona, që po transportonin armë zjarri dhe bajonetë në linjën e autobusit Pogradec-Tiranë.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov me bajonetë, dhe një mjet prerës thikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të zbatimit të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se dy shtetas që udhëtonin me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë, dyshohej se po transportonin një armë zjarri kallashnikov, me qëllim shitjen e saj në Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Udhëtarët”.

Si rezultat këtij operacioni, te terminali i autobusëve në afërsi të Casa Italias, u kapën dhe arrestuan në flagrancë tre shtetasit.

Gjatë kontrollit të çantës personale të cilën këta shtetas mbanin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me bajonetë, dhe një mjet prerës thikë.

Arma e zjarrit ishte sjellë nga Pogradeci në Tiranë, për tu shitur tek persona të tjerë. Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al




Skip to toolbar