Në ditën kur SPAK publikoi raportin për krimet zgjedhore, kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës.
Dumani ndodhet në qarkun kryesor të veriut të vendit, ku dyshohet se po zhvillohet një operacion hetimor për krimet elektorale.
Sakaq, SPAK bëri me dije se janë administruar 123 materiale kallëzuese, ku 35 prej tyre kanë kaluar në fazën e hetimit.
22 janë vendime për mosfillim të hetimit penal, ndërsa 16 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.
Në lidhje me 35 procedimet, 20 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit, 8 janë nisur kryesisht nga SPAK. Vetëm 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm. Dy të tjera kanë nisur nga kallëzimet e subjekteve politike dhe dy të fundit janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.