Treguesit fiskalë të 2020, Denaj: Priteshin negativë, jemi me mire se skenari i keq

AKTUALITET


Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka komentuar treguesit fiskalë për shpenzimet publike dhe të ardhurat të publikuara sot nga vetë institucioni i saj.

Denaj thotë se priteshin tregues negativë, por shifrat janë më pak se skenari më i keq që ishte parashikuar.


Për gjithë vitin 2020 Denaj thotë se parashikohet një rënie ekonomike me 4.5-4.7%, shumë më pak se skenarët e tjera edhe të organizatave ndërkombëtare.

Ajo konfirmon se me 3-mujorin e tre të të 2020 Shqipëria ka hyrë në kthesë dhe në vazhdim priten tregues pozitivë për ekonominë.

DENAJ: Për financat publike që nuk janë imune, ndjeshmëria tek ulja e të ardhurave, dhe fakti se shpenzime kapitale nuk janë prekur, sigurisht pritej treguesit negativë.

Unë konstatoj që ne kemi përballuar një vit më mirë se çfarë kishim menduar. Sa i përket ulje e të ardhurave, -7% nga -15 që e kishim parashikuar.

Rritje e shpenzimeve, se u futën të Rindërtimit, dhe me një borxh të rritur por jo në parametrat e parashikuar.

Flasim për një parashikim për 2020 në raport me deficitin dhe borxhin, – 8.3%, sot kemi -7%.

E thënë me fjalë të thjeshta, përballuam dy kriza, dhe ia dolëm. Në kushtet me të cilat u përballëm, po të mendojmë që vinim nga një krizë e mëparshme, ku goditi ekonominë dhe la shumë të pastrehë. Zgjerimi i borxhit ishte i padiskutueshëm. Vlen të them se shifrat janë më pak se në skenarin më të keq.

PYETJA: Cila është rritja ekonomike këtë vit?

DENAJ: Treguesit e INSTAT, nuk janë publikuar. Që të jenë referencë, por në 3-mujorin e tretë erdhëm në kthesë me 10,23 minus. Flasim për ekonominë, 5.5% gjithë 9-mujori. Duke pasur parasyh kalkulimet, ne parashikojmë një tregues shumë të mirë diku tek minus 4.5, 4.7 % për rënien ekonomike. Shumë më i ulët se skenari më i keq i BERZH.

PYETJA: Sa është numri i vendeve të reja të punës, sa është shkalla e papunësisë nga kriza e 2020?

DENAJ: Kur u mbyll ekonomia, dhe me daljen nga punët, – 39 mijë të papunë ishte në prill. Shikojmë trend kthimi, që nuk ndodh në të njëjtin sektor. Biznesi i vogël, në shtator biznesi i madh ka më shumë, biznesi i vogël më pak. Në tetor, nëntor, dhjetor kemi kaluar ata të regjistruar se sa dhe para pandemisë diku 689 mijë të punësuar. S’flasim për sektorin publik. Janë  shifra statistikë. Kanë kurbën e tyre rënëse. Kthimi është fakt. Në korrik provuam një skemë, për nxitjen e punësimit, që ata që janë larguar nga puna të ktheheshin me subvencion deri në 4 paga për t’u ripunësuar. Nuk ndodh në të njëtët sektorë. Ende mendoj që ka pasur një situatë edhe punëdhënësit kanë ruajtur marrëdhëniet me forcat e punës. I kanë ndihmuar edhe pagat e luftës, edhe garancitë sovrane. 5.7 miliardë lekë u konsumuan nga garancia e parë, kurse tek e dyta 50% të disbursimeve. Këto s’mund të jenë të munguara.”- tha Denaj.




Skip to toolbar