Tritol kamionit të parkuar në pronësi në Vlorë

AKTUALITET


Mbrëmjen e djeshme një sasi tritoli ka shpërthyer në fshatin Tragjas të Vlorës. Lënda plasëse i ishte vendosur kamionit të parkuar në pronësi të 53 vjeçarit Ahmet Ali Curraj. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit.

Njoftimi i Plotë:


Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 12.08.2022, rreth orës 23:30, në fshatin Tragjas, Orikum, në një mjet kamion, të parkuar, në pronësi të shtetasit A. C., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.




Skip to toolbar