Tritol në verandën e banesës së Prengë Pjetrit në Lezhë

AKTUALITET


Në verandën e banesës së 57-vjeçarit, Prengë Pjetri ka shpërthyer tritol duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ungrej të Lezhës rreth orës 02:00 të ditës së sotme.

Policia njofton se po ushtrohen kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve.


Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/re.




Skip to toolbar