Tritol para banesës, flet babai i shefit të krimeve të policisë: Ishim tre familje në shtëpi kur ndodhi shpërthimi

AKTUALITET


Gjergj Shpati, babai i Pëllumb Shpatit, shefi i krimeve të policisë në Shkodër, të cilit iu vendos një sasi tritoli përpara banesës, dyshon se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës të djalit të tij.

Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se ka dëme materiale, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve të hetojnë ngjarjen.


“Rreth orës katër kam qenë në gjumë, kam dëgjuar krismë dhe kam dalë e kam parë çdo gjë të shkatërruar. Kemi qenë tre familje në shtëpi. Ishte shpërthim i fuqishëm. Janë prishur dritare, dyer e  makina. Nuk dimë gjë se kush e ka bërë këtë.  

Mendoj se ka ndodhur për shkak të detyrës se nuk kemi ngatërresë me njeri. As s’i kam borxh njeriu dhe as s’më ka kush. Shteti të hetojë, të bëjë punë vet.”- tha ai.




Skip to toolbar