Në një biznes në Vlorë mbrëmjen e djeshme u vendos një sasi lënde eksplozive tritol, duke shkaktuar dëme.
Viktor Bezhani pronari i këtij biznesi jashtë kamerave shprehet se ka 30 vite që i shërben banorëve të Vlorës, që nga biçikleta deri tek motorët: “Nuk kam pas asnjë konflikt. Nuk e di pse ma kanë bërë këtë dëm”.
Ndërkohë nga pamjet e dëmtimit të dritares duket që sasia e lëndës plasëse ka qenë e konsiderueshme, pasi betoni i dritares është dëmtuar shumë. Po ashtu dhe në brendësi të dyqanit ka dëme të konsiderueshme.Policia ka marrë kamerat e sigurisë së biznesit, por autori mesa duket e ka njohur mirë terrenin dhe zonën pasi lëndën plasëse e ka vendos në dritaren pas godinës së dyqanit ku nuk ka kamera sigurie.
Policia po vijon hetimet për ngjarjen.