Trump, epokë e re apo vazhdimësi?/ Leka: Trump është nisur me ‘sprintin e Bolt’ në maratonë, politika e jashtme kaotike

BOTA


Zyrtarisht agjencia e ndihmave humanitare USAID është mbyllur nga SHBA duke ‘përzënë’ mijëra punonjës në mbarë botën.

Gjatë intervistës në panelin e ‘Real Story’, Martin Leka u shpreh se politika amerikane ka pasur shumë zhvillime me ardhjen e Trump sa duket si një mandat i plotë. Sipas Lekës, Trump është nisur me sprintin e Bold në garën e maratonës dhe se do të lodhet shpejt.

“Padyshim që Trump ka shkuar shumë vite pas duke marrë shembullin e ish presidentëve të vjetër amerikanë, por nga ana tjetër duket që Elon Musk nuk i përshtatet stilit të tij të IA ose të teknologjisë së re. Musk e ka thirrur për të treguar fuqi dhe që SHBA janë dhe do të jenë kryexhandar të botës.

Politika amerikane që nga ardhja e Trump ka pasur kaq shumë zhvillime sa duket si një mandat i plotë, në politikën e jashtme është shumë kaotike dhe pak transparente. Me botën po ndodh që nuk është përshtatur dhe nuk po e njeh akoma Trump, del nga OBSH dhe thotë më pas do ta rishikojmë.

Pra ka pasur një dyanshmëri në shumë gjëra. Unë mendoj që Trump është nisur me sprintin e Bold në garën e maratonës dhe mendoj që do lodhet shumë shpejt sepse ka një mori strukturash dhe kufijsh dhe unë vetë do flisja vetëm me epitetin dhe fjalët e senatorit të Connecticut që thotë atij i ka ikur truri. Amerika do të ketë mundësi dhe i ka me ligjet që t’i vë fre ‘trurit’.”



Skip to toolbar