“Trump, kërcënim për SHBA”/ Biden: Të përqafojmë kushtetutën

BOTA


Në fjalimin e tij të parë të fushatës presidenciale për vititn 2024, Presidenti Amerikan Joe Biden deklaroi se rivali i tij Donald Trump është një kërcënim themelor për demokracinë e vendit.

Duke folur për 6 Janarin e vitit 2021, Biden u shpreh se kjo ditë ishte një moment kur të gjithë gati e humbën Amerikën dhe gjithçka tjetër. Joe Biden kërkoi që në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, amerikanët t’iu drejtohen kutive të votimit për të bërë zgjedhjen e tyre për një të ardhme më të mirë.


“Duke u përpjekur të rishkruante faktet e 6 Janarit, Donald Trump po përpiqej të vidhte historinë në të njejtën mënyrë që tentoi të vidhte zgjedhjet. Ne e dime të vërtetën pasi e pamë me sytë tanë, protestuesit e Trump nuk ishin protestues paqësor por disa sulmues të dhunshëm. Demokratë, të pavarur dhe republikanë të zakonshëm. Ne duhet të bëjmë zgjedhjen tonë. Unë e di timen dhe besoj se e njoh atë të Amerikës. Ne do të mbrojmë të vërtetën, nuk do të dorëzohemi para gënjeshtrës së madhe. Ne do të përqafojmë Kushtetutën dhe jo ta braktisim atë. Ju duhet të dini se me ne demokratët ju keni demokracinë në fletëvotim.”

Ish presidenti smerikan Donald Trump iu kundërpërgjigjë Joe Biden mbi këtë fjalim në një tubim që ai mbajti në Iowa duke e quajur atë një frikacak që kërkon në mënyrë patetike të ngjallë frikë.

Trump u shpreh se përgjatë kohës që Biden ka qënë president i Shteteve të Bashkuara, vendi është kthyer në një komb të dështuar që është rrethuar nga terroristët dhe emigrantë që vijnë nga kufiri SHBA- Meksisë./abcnews.al




Skip to toolbar