Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu thotë se me sulmet ndaj centraleve bërthamore, presidenti amerikan, Donald Trump theu paprekshmërinë e Iranit.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mediu u shpreh se nëse SHBA do vijonte sulmet, regjimi në Iran do binte.
Mediu shtoi se Trup i tregoi fundin liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.“Trump është president atipik, raportin ndërmjet fjalëns dhe veprimit e përputh. Në rastin e Iranit, është rasti më tipik, Trump ka bërë disa lëvizje, jo vetëm tani, por edhe në administratën e parë. Qëllimi i Iranit, eci në dy drejtime. Për disa vite, Khamenei e kishte portretizuar Iranin si vendin e paprekshëm. Problemin e parë, në një precizion të jashtëzakonshëm, ia dha Izraeli. Në momentet e Izraelit, pati edhe sulmi nga Irani. Ajo që i bëri Amerika, tregoi që fundi ishte shumë i shpejtë. I tregoi fundin. Vazhdimësia nga SHBA do sillte fundin e regjimit. Ai i kërkoi Iranit që për 60 ditë të negocionin për armët nukleare. Në ditën e 61-të u sulmua nga Izraeli. Plani i parë është për ta neutralizuar në pasurimin e uraniumit. E dyta ishte eleminimi i shkencëtarëve iranianë që merreshin me pasurimin e uraniumit.”, theksoi ai