Turi i Ramës me diasporën/ Braçe: Po iu jep zë shqiptarëve. Duhet të kemi një masë më kritike me Greqinë

Më të fundit


Deputeti socialist, Erion Braçe deklaroi se kryeministri Edi Rama po iu jep zë shqiptarëve në diasporë përtej dallimeve partiake. I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, deputeti përmendi edhe rastin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, që sipas të cilit, kanë qenë më të shtypurit.

“Pse duhet të ketë një arsye për të takuar shqiptarët kudo që janë. Mendoj që për të takuar shqiptarët nuk është asnjëherë shpejt. Madje është vonë. Ata njerëz që pashë në greqi dhe dje në Milano, është një arsye e mirë që përtej dallimeve partiake, aty njerëzve iu jepet zë. Ata njerëz kanë qenë pothuajse pa zë gjatë këtyre 30 viteve. Askush nuk ka marrë mundimin t’i përfaqësojë atje, apo të theksojë akoma më shumë me forcë rolin e tyre atje, apo rolin e emigrantëve tanë në Greqi, që kanë qenë edhe më të shtypurit. Jam marrë gjithë ditën me historinë e një familjeje nga Divjaka, që kishte probleme me regjistrimin e fëmijëve. Babai biologjik ka lindur dy fëmijë në Greqi. Për shkak se ishte pa letra, ka shkruar emrin e të vëllait në atësinë e tyre. Për fat të keq, ka humbur vëllain dhe tani që kërkon të marrë atësinë, s’e merr dot. Imagjino se çfarë historie e tmerrshme është dhe si kjo ka shumë histori në Greqi. Nuk kanë pasur mundësi të ngrenë kokën. Një padrejtësi të madhe që iu është bërë përkundrejt presionit maksimal, si ndërrimi i emrit në Greqi. Pas 30 e kusur vitesh, vetëm javën që shkoi dhamë të drejtën e njohjes së pensionit. Në një pikëpamje të parë, po bën gjënë e duhur që po iu jep zë shqiptarëve përtej dallimit partiak. Por mendoj që në disa vende si puna e Greqisë duhet të ngrihet një masë kritike në raport me Greqinë për të drejtat e shqiptarëve. , tha Braçe./abcnews.al





Skip to toolbar