Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin Shkodrës.
Bashkëshorti ka vrarë gruan dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës.
Sipas të dhënave paraprake bëhet fjale per dy shtetas te huaj (dyshohet te jene shtetas amerikanë) turistë në Shkodër, që kane qene te akomoduar ne një hotel.
Vrasja është kryer brenda hotelit me thike ndërsa burri ka tentuar te vras edhe veten. Aktualisht ndodhet ne gjendje te rende per jeten. Policia eshte njoftuar nga pronari i hotelit. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e krimit.