Turizmi/ Sekretari i OBT në Tiranë: Rama ka transformuar vendin nga errësira në dritë

AKTUALITET


Sekretari i Përgjithshëm i OBT, Zurab Pololikashvili ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama për transformimit që ka pësuar vendi në sektorin e turizmit.

Gjatë fjalës së saj në takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit, mbajtur në Tiranë, Pololikashvili u shpreh se zhvillimi i turizmit në Shqipëri, ka ardhur si rezultat i një pune të madhe.


Sipas Pololikashvili, Shqipëria është vendi i duhur për t’u vizituar.

“Goxha sukses që ju të gjithë, nën udhëheqjen e tij, në ekipin fantastik, shumë e më shumë gjëra do të ndodhin në të ardhmen. Së pari dua të them që është nder për mua dhe fat i madh që jam në krah të këtij zotërisë, i cili ka transformuar vendin nga errësira në dritë. Këto shifra që lajmëroi Mirela, nuk ndodhën brenda një viti, janë rezultat i një pune të madhe, të vështirë, kapërcim i sfidave të mëdha që kryeministri, zoti Rama ka pasur, por edhe pse që atëherë ka qenë kryebashkiak, i gjithë ky shndërrim i ndodhur në këtë vend, mendoj se është rezultat i një pune të madhe, lidershipi të rëndësishëm.

Rezultati kryesor do të vijë prej turizmit. Shumë projekte janë në zhvillim e sipër. Dua t’ju përgëzoj zoti kryeministër për mbështetjen tuaj. Dua t’ju uroj me të mirën. Të gjithë së bashku jemi këtu. Mendoj se ky është vendi i duhur për të ardhur për vizitë. Ju uroj më të mirën, mund të mbështeteni te ne, te miqësia jonë. Shumë gjëra interesante do të ndodhin dhe shunmë suksese do të kremtohen. Ju faleminderit shumë për mbështetjen”, theksoi ai.




Skip to toolbar