Turku “hedh” lekët për blerjen e votave në Vlorë, mediat: Eksponent i LSI

Më të fundit


Një shtetas turk dhe një 24-vjeçar nga Vlora janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për krime zgjedhore pasi kanë bërë tentativa për të blerë vota në këmbim të parave. Lajmi është konfirmuar tashmë zyrtarisht nga Policia dhe organet hetimore.

Shtetasi turk Abdulgafur Balikçi 23 vjeç dyshohet se i ka dhënë shuma parash në kohë të ndryshme 24-vjeçarit Juriseld Muçaj nga Vlora me qëllim që ky i fundit t’i përdorte për të blerë vota.


Sipas Policisë së Vlorës, 24-vjeçari Juriseld Muçaj do të siguronte votat e disa të njohurve të tij kundrejt parave për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Shqiptarja.com shkruan se shtetasi turk Abdulgafur Balikçi ishte angazhuar në blerjen e votave për llogari të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kundrejt favore monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK Tiranë, për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar