Turqia merr vendimin ekstrem për personelin ushtarak

BOTA


Ministria turke e Mbrojtjes po i vë frenë përdorimit të celularëve të zgjuar nga personeli ushtarak i vendosur në zonat e operacionit ushtarak. Përveç këtij ndalimi, parashikohen edhe gjoba të rënda për ushtarakët që postojnë në rrjetet sociale në kundërshtim me rregulloret dhe urdhrat përkatëse.

Mësohet se, do të ketë dënime të rënda për personelin që rezulton se vepron në kundërshtim me ligjet dhe urdhrat përkatës duke bërë postime që përbëjnë shkelje.


Personeli që do të marrë detyra në kufi dhe në zonat e operacionit ka filluar të informohet përpara vendosjes së tyre për nevojat e komunikimit dhe efektet negative të pajisjeve, sistemeve dhe aplikacioneve që do të përdoren me përdorimin e rrjetet e mediave sociale.

Dje presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se përdorimi i aplikacioneve të huaja të mesazheve nga zyrtarët shtetërorë në celularët e tyre, krijon dobësi të inteligjencës dhe paralajmëroi se do të ketë një iniciativë për të përdorur prodhimin turk të aplikacioneve.




Skip to toolbar