“Tym i bardhë” nga Këshilli Politik, PD njofton arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore

AKTUALITET


Këshilli politik arrin dakordësinë për  “Reformën Zgjedhore”.

Palët kanë pranuar përfshirjen e 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje, ndërsa Partia Socialiste u tërhoq nga depolitizimi i administratës zgjedhore.


“PS e mori këtë vendim të papritur, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE.

Mësohet se PD e pranoi në mëngjes këtë formulë për depolitizimin. Për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht. Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita.

Puna e Këshillit Politik nuk ka mbaruar. Puna do të vijojë për çështjet e tjera në Këshill, që nuk kanë të bëjnë me administraten zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që Parlamenti të mos e ndryshojë dot draftin pa pëlqimin e palëve në Këshillin Politik. Mësohet se rol kyç në dakordësinë mes palëve ka patur Komisioni Europian”, ka njoftuar PD.




Skip to toolbar