Ka marrë fund arratia e bosit të mafias Gargano, Marco Raduano, i cili u arratis nga burgu Nuoro më 24 shkurt të vitit të kaluar, duke përdorur një litar të krijuar me çarçafë.
Mafiozi 40-vjeçar nga Vieste që ia doli të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë është kapur në Francë.
Raduano rezultonte i përfshirë në listën e të arratisurve italianë më të rrezikshëm të kërkuar nga Europol. Tashmë ai do t’i dorëzohet drejtësisë italiane për të vuajtur dënimin me burg që i përfundon në vitin 2046.