U arrestua për blerje votash në Himarë, lihet në burg Fredi Beleri! Dosja kalon në SPAK

AKTUALITET


Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit Berisha- Meta për bashkinë e Himarës, i cili u arrestua një ditë më parë për blerje votash.

Ndërkohë, Gjykata e Vlorës ka vendosur që për hetime të mëtejshme dosja t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme.


Seancën e sotme në gjykatën e Vlorës, ishte e pranishme edhe ambasadorja greke e akredituar në vendin tonë.
Arrestimi i Belerit u bë me urdhër të Prokurorisë së Vlorës pas një procedimi të nisur për veprën korrupsion aktiv në zgjedhje në bashkëpunim.

Beleri u ndalua në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës. Ai ndodhej bashkë me tre persona të tjerë, mes të cilëve edhe avokati i tij. Bashkë me Belerin u vu në pranga edhe Pano Kokoveshi, njëri prej shoqëruesve të kandidatit për kryetar bashkie në Himarë.about:blank

Sipas organit të akuzës, në bashkëpunim me persona të tjerë, Beleri u ka premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës. 

Pak ditë më parë, një tjetër person ka denoncuar në SPAK se kishte komunikuar me Belerin, i cili i kishte premtuar që nëpërmjet parave t’i siguronte vota në favor të tij. Pas këtij denoncimi, agjentë të Prokurorisë së Posaçme e kanë mbajtur Belerin nën përgjim.




Skip to toolbar