U arrestua për dhunë në familje/ Gjykata lë në burg djalin e Nehat Kullës

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë arrest në burg për Robert Kullën, djali i Nehat Kullës.

Ai u akuzua për dhunë në familje nga njerka e tij. Në seancën e sotme, Robert Kulla ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë, por konflikti me gruan e babait të tij është një konflikt civil, që lidhet me pronësinë e banesës, ku të dy pretendojnë pronësi, pas vdekjes së Nehat Kullës.


Robert Kulla e kërkon si trashgimtar dhe njerka si bashkëshorte e të ndjerit. Arrestimi i Robert Kullës u bë pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e Nehat Kullës.




Skip to toolbar