U dënua për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë

AKTUALITET


Izet Haxhia i dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, vijon betejën e tij me drejtësinë. Ish-bodigardi i ish-kryeministrit Sali Berisha i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë duke kundërshtuar vendimin e tetorit të vitit të kaluar, ku Gjykata e Apelit Tiranë e shpalli atë fajtor duke e dënuar me 21 vite burg për vrasjen  e Azem Hajdarit dhe truprojës së tij.

Fillimisht në shkurt të 2021-shit Gjykata e Shkallës së parë dha këtë vendim ndaj Haxhias, pasi ky i fundit kishte kërkuar rihapjen e dosjes së cilësuar si “Vrasja e shekullit”.


Ai u shpall fajtor dhe u dënua për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim. Haxhia u vetëdorëzua në vitin 2018, duke u ekstraduar në Shqipëri nga Turqia, pasi ishte arrestuar atje prej vitit 2006.

Haxhia ishte dënuar fillimisht nga gjykata shqiptare me 25 vite burg, në mungesë, për vrasjen e Azem Hajdarit. Ai nuk e kishte pranuar kurrë akuzën dhe për këtë  kishte bëre kërkesë për rigjykim.




Skip to toolbar