U dhunua barbarisht në Tiranë, ndërron jetë në Kenia 22-vjeçarja Joy Ayoko

AKTUALITET


Ndërron jetë në Kenia 22-vjeçarja Joy Ayoko që u dhunua barbarisht në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga vetë nëna e saj Ruth Abongo.

Pas katër muajsh, 22 vjeçarja doli nga koma. E reja, e cila u shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022 pasi u gjet pa ndjenja, me shenja të dukshme dhune, poshtë ballkonit të dhomës ku jetonte në Tiranë, është jashtë rrezikut për jetën.


Ajo mbijetoi, por ka pësuar një dëmtim në tru, duke e lënë në gjendje vegjetative. Gjendja vegjetative përshkruhet si “zgjimi pa vetëdije”. Pacientja në këtë gjendje i hap sytë dhe duket sikur është zgjuar.

Krimi i rëndë ndaj punonjëses së kazinosë ka ende shumë rrethana të pasqaruara. Kallëzimin për zhdukjen e papritur të 22 vjeçares e bëri Emili, shoqja e saj e dhomës në rezidencë, pothuaj 17 orë pasi Joyce nuk gjendej, e shoqëruar nga ish-i dashuri i Joyce. Që nga ajo ditë e deri më sot ende nuk ka asnjë të dyshuar ndonëse pista e dhunimit vërtetohet edhe nga përgjigjia e Prokurorisë.




Skip to toolbar