U ekzekutua në Greqi/ Roan Brahimi kishte lëvizur në disa shtete, vrasësit dyshohet se i ndiqnin familjen

AKTUALITET


Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas ekzekutimit mafioz të 32-vjeçarit, Roan Brahimi. Sipas gazetarit grek Vasili Lampropoulos, pas ngjarjeve në Shqipëri, Brahimi kishte qenë për një kohë të gjatë në Greqi, ndërsa deri para pak kohësh jetonte në Dubai.

Përveç këtyre dy shteteve, ai rezulton të ketë kaluar edhe nga Spanja, Italia dhe Franca.


Sipas dyshimeve, lëvizjet e tij mund të kenë më shumë të bëjnë me përfshirjen e tij në trafikun e drogës.

Sa i përket ekzekutimit, ka dyshime se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi deri sa arritën të ekzekutonin 32 vjeçarin.

Roan Brahimi njihej edhe me emrin Sidorel Prendi. Emri i tij lidhet ndër të tjera me vrasjen e Brilant Martinajt, kushëririn e Ervis Martinajt/abcnews.al/




Skip to toolbar