U fut për t’u larë në ujërat e Liqenit Artificial, i riu polak përfundon në spital

AKTUALITET


Një 25-vjeçar nga Polonia është futur ditën e sotme në Liqenin Artificial të Tiranës dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet.

Mësohet se i riu është shpëtuar dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.


“Më datë 18.05.2024, rreth orës 16:00, te Liqeni Artificial i Tiranës, është futur në liqen dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet shtetasi polak F. M., 25 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al




Skip to toolbar