U hodhi molotov gazetarëve, arrestohet për vrasje të mbetur në tentativë militanti i Berishës

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka ndaluar një person dhe proceduar një të dytë në lidhje me incidentet që u shënuan një ditë më parë në protestën e radhës së Aleancës për Teatrin dhe Rithemelimit përpara Bashkisë së Tiranës.

Kështu, nën akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë, prishjes së qetësisë publike, shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse u arrestua 49 vjeçari S.B.


Ky shtetas gjatë protestës së djeshme hodhi një shishe me lëndë djegëse në drejtim të grupeve të xhirimit dhe gazetarëve duke vënë në rrezik serioz jetën e tyre.

Për këtë ngjarje të rëndë, reaguan menjëherë shoqatat e gazetarëve dhe AMA të cilat kërkuan që autori të vendosej përpara drejtësisë.

Ndërkohë, për incidentet ka nisur procedimi penal dhe për shtetasin K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.




Skip to toolbar