Efektivi i forcave speciale RENEA, Altin Morina, i cili u arrestua pasi u kap në makinë me një shumë të madhe parash, ka dalë sot para Gjykatës, ku do i caktohet masa e sigurisë.
Arrestimi erdhi në kuadër të operacionit “Fast” falë inteligjencës informative. Morina me detyrë shef në repartin RENEA është kapur me 113 mijë euro në mjetin e tij tip “Audi”.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, Morina shfaqet në kafazin prej xhami në pritje të nisjes së seancës gjyqësore.Morina akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre.