Dy shqiptarë, përkatësisht nga 36 dhe 39 vjeç, përfundojnë në prangat e policisë italiane, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të makinës, me të cilën udhëtonin dy shqiptarët, policia sekuestroi 30 doza kokaine dhe 500 euro kesh. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, policia sekuestroi edhe 5 mijë euro, që dyshohet se kanë ardhur nga shitja e drogës.
Autoritetet italiane vendosën masën “arrest shtëpie’ për 36-vjeçarin, ndërsa 39-vjeçari, i cili akuzohet si përgjegjësi i drogës, iu dha masa arrest me burg.