“U krijua idea se janë të gjithë hajdutë”, Rama: Këneta po e vë në lëvizje SPAK përmes shantazhit

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama është shprehur se, sipas tij, gjatë luftës kundër korrupsionit në vend është krijuar perceptimi se janë të gjithë hajdutë dhe se është bërë nami i zi.

Edi Rama: Kur vjen puna tek perceptimi i korrupsionit ka një koncept që quhet paradoksi i progresit, lidhur me faktin që kur një vend vendos të përshkallëzojë luftën kundër korrupsionit siç bëmë ne, paralelisht me arritjet forcohet perceptimi i korrupsionit. Në vend që të krijohet më shumë besim, qetësi e bindje lidhur me përparimet në luftën kundër korrupsionit, krijohet një atmosferë cinizmi dhe vendosja e gjithçkaje brenda kornizës së korrupsionit.



Skip to toolbar